Mesfushori Napolit refuzon Arabinë, gati rinovimi

Mesfushori Napolit refuzon Arabinë, gati rinovimi

09:15, 17/08/2023

Piotr Zielinski ka vendosur të refuzojë ofertën e Al-Ahli dhe të qëndrojë në Napoli.

Në këtë pikë, kampionët në fuqi do të fillojnë punën për të rinovuar kontratën me lojtarin, që skadon në qershor 2024.

Mesfushori polak ka vendosur të refuzojë ofertën arabe kryesisht për arsye familjare dhe tani është gati të vazhdojë aventurën e tij me Napolin edhe në sezonin e ri.

Ndërsa sa i përket merkatos në dalje, Diego Demme pritet të largohet nga klubi, me mesfushorin i cili pëlqehet nga Hertha Berlin, por lojtari nuk dëshiron të luajë në ligën e dytë dhe po pret një ofertë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco