Conference League/ Ballkani dhe Struga vulosin sot kalimin në 'Play-Off'

Conference League/ Ballkani dhe Struga vulosin sot kalimin në 'Play-Off'

08:38, 17/08/2023

Ballkani është vetëm një hap larg Play-Off të Conference League dhe ripërsëritjes së historisë, ndërkohë që Struga e Shpëtim Duros nga ana tjetër, këtë sezon ka mundësinë që të shkruajë historinë në arenën europiane.

Ekipi i Ilir Dajës do të zhvillojë, duke nisur nga ora 18:00 ndeshjen e kthimit ndaj Lincoln Reds Imps këtë të enjte.

Takimi i parë mes tyre u mbyll me fitoren 2-0 të ekipit nga Suhareka, që tashmë në transfertë i duhet vetëm të ruajë avantazhin që ka, për të kaluar në raundin final të kualifikueseve të Conference League.

Ndërkohë, Struga e trajnerit Shpëtim Duro po ashtu do e nisi disi e qetë ndeshjen në transfertë ndaj Hesperange.

Takimi i parë mes tyre u mbyll me fitoren bindëse 3-1 të Strugës, së cilës tashmë i duhet vetëm të mbajë avantazhin ndaj skuadrës nga Luksemburgu.

Nëse ia dalin të kalojnë në raundin final të kualifikueseve të Conference League, Struga dhe Duro do të vazhdojnë më shkrimin e historisë së këtij klubi në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco