Manchester City fiton Superkupën e Europës, Sevilla thyhet me penallti

Manchester City fiton Superkupën e Europës, Sevilla thyhet me penallti

23:17, 16/08/2023

Manchester City fiton për herë të parë në historinë e tij Superkupën e Evropës.

Në finalen e zhvilluar në Athinë, “Citizens” triumfuan pas penalltive ndaj ekipit spanjoll, Sevilla.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 1-1.

En Nesyri kaloi spanjollët në epërsi në minutën e 25-të të ndeshjes me një gol të bukur me kokë.

Por, shifrat i barazoi Cole Palmer që realizoi po ashtu me kokë në minutën e 63-të pas një asistimi nga Rodri.

Kjo ndeshje nuk pati shtesa dhe u ekzekutuan direkt penalltitë.

Aty më të saktë u treguan futbollistët e Manchester Cityt, që fituan 5-4, duke i realizuar të gjithë 11-metërshat.

Ishte Gudelj i Sevillës i vetmi që e humbi penalltinë, duke e goditur traversën, çka i mundësoi ekipit të Giardiolës të festojë trofeun.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco