Superkupa e Europës/ Publikohen formacionet zyrtare, shihni si rreshtohen Manchester City dhe Sevilla

Superkupa e Europës/ Publikohen formacionet zyrtare, shihni si rreshtohen Manchester City dhe Sevilla

20:10, 16/08/2023

Manchester City dhe Sevilla do të tentojnë sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00 trofeun e parë në Europë për sezonin e ri, pasi dy skuadrat luajnë në finalen e Superkupës së Europës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Athinë.

“Qytetarët” vijnë si fituesit e Ligës së Kampioneve dhe përballë tyre do të jetë fituesit e Ligës së Europës.

Superkupa e Europës ka një statistikë mjaft interesante pasi në 8 finalet e fundit, 6 prej tyre kanë shkuar me shtesa dhe në këto 6 finale, ka qenë pjesëmarrëse edhe Sevilla, aty ku ka humbur 3 të tilla.

I vetmi ekip që e ka fituar Superkupën nga dy skuadrat, është Sevilla dhe e ka bërë në vitin 2006, kur në finale ka mundur Barcelonën.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet zyrtare dhe si do të rreshtohen dy ekipet në sfidën e kësaj mbrëmjeje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco