Silvinjo do të rikthejë një sulmues në shtator, ja strategjia për Çekinë e Poloninë

Silvinjo do të rikthejë një sulmues në shtator, ja strategjia për Çekinë e Poloninë

12:30, 16/08/2023

 

Bekim Balaj apo Xhakomo Vrioni? Gazeta mëson se dy sulmuesit shtatlartë janë në planet e Silvinjos për ndeshjet e muajit shtator, por vetëm njëri prej tyre do të grumbullohet. 

Duke rinisur nga puna dhe duke u përgatitur për ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, trajneri i Kombëtares kërkon ndihmën e një sulmuesi shtatlartë, i cili do t’i vijë në ndihmë ekipit në luftën në ajër dhe të jetë alternativë e Sokol Cikalleshit.

Duke e llogaritur që dy përballjet e radhës kundërshtarët kanë një lojë fizike dhe të fortë në ajër, Silvinjo ka menduar për një pykë që të luajë “spondin” me lojtarët e krahut si Uzuni apo Asani, por edhe me mesfushorët që do ta mbështesin nga mbrapa. Me këto tipare, dy janë alternativat për një vend që do t’i rezervohet grumbullimit të shtatorit.

Bekim Balaj- Sulmuesi i Vllaznisë ka një eksperiencë të gjatë në ekipin kombëtar dhe mjaft mirë mund të vihet nën urdhrat e Silvinjos për herë të parë dhe me një mision të përbashkët. Përballja me një kundërshtar fizik dhe të fortë në lojën në ajër. 

Balaj di ta bëjë shumë mirë këtë dhe kur bëhet fjalë për dy ndeshje, mund të jetë një strategji e mirëmenduar nga braziliani i stolit. 32- vjeçari është në pragnisje të kampionatit dhe në formë të mirë fizike.

Xhakomo Vrioni- Gazeta mëson se deri tani shanset mes Bekim Balajt dhe Xhakomo Vrionit janë të barabarta. Ky i fundit është duke u aktivizuar në SHBA me skuadrën e Nju Inglandit ku ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola mes kampionatit dhe Kupës. 

Për herë të fundit me ekipin kombëtar, sulmuesi u grumbullua në miqësoret e qershorit të kaluar, ndërkohë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Silvinjos për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco