VIDEO/ Rashica firmos me Beshiktash, sulmuesit i bëhet pritje fantastike në aeroport

VIDEO/ Rashica firmos me Beshiktash, sulmuesit i bëhet pritje fantastike në aeroport

10:20, 16/08/2023

Milot Rashica është rikthyer në kampionatin turk por këtë herë jo me Galatasarain. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë pjesë e Beshiktashit në Stamboll, skuadër kjo rivale me Galatën.

Vetë klubi ka njoftuar për negociatat me Noruiçin dhe më pas me anë të një videoje ku paraqitet një shqiponjë, është bërë një prezantim i shkurtër për transferimin më të fundit në skuadrën bardhezi. Ndërkohë, Rashica ka mbërritur në Stamboll për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Beshiktashit.

Në aeroportin e Stambollit kanë qenë të shumtë tifozët që e kanë pritur dhe menjëherë i kanë vënë një shall duke nisur këngët e klubit. Rashica zhvilloi një sezon mjaft të mirë me fanellën e Galatasarait në sezonin e fundit dhe pritej vetëm zyrtarizmi i tij me kampionët, por gjërat kanë ndryshuar vetëm në fund.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco