Guardiola nuk lejon largimin e portierit te Bayerni: Më vjen keq!

Guardiola nuk lejon largimin e portierit te Bayerni: Më vjen keq!

20:34, 15/08/2023

Bayern Munchen po tenton Stefan Ortegën për portën. Kampionët e Gjermanisë nuk ka gjetur ende zëvendësuesin e Yann Sommer (Inter), teksa rikthimi i kapitenit Manuel Neuer do të vonojë edhe disa muaj.

Kepa Arrizabalaga dhe David Raya zgjodhën destinacione të tjera, ndërkohë që në skenë ka dalë 30-vjeçari i Manchester Cityt, i cili është portieri i dytë i ekipit të Pep Guardiolës.

Ortega, me baba spanjoll dhe nënë gjermane, u transferua te City gjatë verës së vitit të kaluar me parametra zero pasi mbylli aventurën me Arminia Bielefeld.

Por, Guardiola ka refuzuar mundësinë e largimit të ‘gardianit” gjerman tek ekipi i Thomas Tuchel.

“Nuk duam ta shesim Ortegën, as nuk duam ta huazojmë atë… Më vjen keq për Bayernin, por ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester City për një kohë të gjatë”, u shpreh tekniku spanjoll.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco