Premier League/ Brentford-Tottenham, 4 gola për 1 pikë

Premier League/ Brentford-Tottenham, 4 gola për 1 pikë

17:25, 13/08/2023

Barazim 2-2 në Brentford-Tottenham, sfidë e javës së parë në Premier League.

Të katër golat u realizuan në pjesën e parë, që ishte spektakolare dhe shumë e bukur.

Të parët kaluan në avantazh Spurs me anë të mbrojtësit Romero, i cili u dëmtua dhe u zëvendësua menjëherë.

Vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin brenda 9 minutave me anë të kamerunasit Bryan Mbeumo me penallti dhe Yoane Wissa.

Por, skuadra e Ange Postecoglou barazoi me anë të Emerson Royal në “limitet” e fraksionit të parë.

Pjesa e dytë ishte tepër e luftuar, por goli i fitores nuk mbërriti për asnjërën skuadër.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli për Brentfordin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco