Dinamo City merr jetë, Di Biagio prezanton fanellat e reja dhe logon

Dinamo City merr jetë, Di Biagio prezanton fanellat e reja dhe logon

16:35, 13/08/2023

Merr jetë Dinamo City. 18 herë kampionët e Shqipërisë kanë nisur një epokë të re, që është konfirmuar nga trajneri Luigi Di Biagio.

Tekniku i kryeqytetasve ka prezantuar fanellën e re të “nëndetëses”, ku shihet dhe logo e re e Dinamo City.

Fanella është shumë e ngjashme me atë të kampionëve të Anglisë, Manchester City.

Ndërkohë që 52-vjeçari italian, fanellën e parë të re ia dhuroi trajnerit të Romës, Jose Mourinho, i cili ishte në Tiranë të shtunën, pasi Roma luajti miqësoren me Partizanin në “Air Albania”.

Ndeshja e parë për Dinamon në sezonin e ri në Superiore do të jetë me Tiranën.

Skuadra do të zbresë në derbin me fanellat e reja, ndërkohë që pritet të ketë lëvizje në merkato në këto ditë të fundit, me Di Biagion që pret afrime në të gjitha repartet.

Dinamo City do të ndërtojë një kompleks stërvitor në Durrës dhe do të ketë bashkëpunim me akademinë e Manchester Cityt.

Një projekt ambicioz që pritet të shënojë nisjen e një kapitulli të ri për 18 herë kampionët e Shqipërisë, që në pak kohë duan të kthehen në një superfuqi në Shqipëri e jo vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco