Triumfon ndaj Bayern, Leipzig fiton për herë të parë në histori Superkupën e Gjermanisë

Triumfon ndaj Bayern, Leipzig fiton për herë të parë në histori Superkupën e Gjermanisë

22:46, 12/08/2023

 

RB Leipzig fiton për herë të parë në histori Superkupën e Gjermanisë, ndërsa triumfoi në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munich, duke i dhënë fund fitoreve prej tre viteve radhazi të këtij trofeu nga bavarezët.

Leipzig mori avantazhin në që minutën e tretë me Dani Olmo-n, me spanjollin që zhvilloi një super takim.

Në minutën e 44’ i asistuar nga Werner, Olmo dyfishoi avantazhin e ekipit dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Afrimi më i ri i Bayern Munich, Harry Kane debutoi, duke e nisur sfidën në minutën e 63’, por pa mundur të ndryshonte rezultatin.

Ndërsa në minutën e 68’, pas penalltisë së fituar nga prekja e topit me dorë nga Mazraoui, Olmo realizoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë dhe vulosi këtë takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco