Nis Superliga turke, Cikalleshi rikthehet me gol dhe i dhuron pikë Konyaspor-it

Nis Superliga turke, Cikalleshi rikthehet me gol dhe i dhuron pikë Konyaspor-it

21:22, 12/08/2023

 

Sokol Cikalleshi është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme te Konyaspor-i, pas përfundimit të huazimit në Arabinë Saudite te Al Khaleej.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka dhuruar një pikë skuadrës së Konyaspor në takimin e parë të sezonit 2023-2024 të Superligës turke, që e zhvillua këtë të shtunë.

Konyaspor-Istanbulspor u mbyll me barazimin 1-1, me sfidën që ishte shumë e luftuar.

Ishin miqtë ata që realizuan të parët me Yilmaz në minutën e 6’, ndërsa e mbajtën këtë avantazh deri në minutën e 86’.

Pikërisht, në minutën e 86’ Cikalleshi do të gëzonte ekipin e Konyaspor, duke shënuar golin e barazimit dhe duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco