Mungon vetëm finalizimi, bomberi rinovon kontratën me Napolin

Mungon vetëm finalizimi, bomberi rinovon kontratën me Napolin

17:26, 12/08/2023

 

Tashmë është thuajse e kryer, Napoli blindon repartin e sulmit edhe për disa vite të tjera. Bomberi i ekipit, Victor Osimhen do të rinovojë kontratën me kampionët e Italisë.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi nigerian ka pranuar të zgjasë bashkëpunimin me “blutë” deri në vitin 2027. Gjithashtu, klauzola e tij e lirimit do të jetë me një çmim prej 140-150 milionë euro.

Kontrata aktuale e Osimhen me Napolin skadon pas dy sezonesh, por tashmë pritet finalizimi i rinovimit të tij. Sezonin e kaluar, nigeriani ishte një nga kryesorët e ekipit që fitoi titullin kampion. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco