Lajmi i fundit

Publikohen formacionet zyrtare të Real-Bayern, shihni si rreshtohen skuadrat në ‘Bernabeu’

Shifër rekord/ Liverpooli bie dakord për transferimin e mesfushorit të Brighton

Shifër rekord/ Liverpooli bie dakord për transferimin e mesfushorit të Brighton

09:40, 11/08/2023

Liverpooli është shumë afër transferimit të mesfushorit Moises Caicedo nga Brighton.

“Të Kuqtë” pritet të zyrtarizojnë transferimin e 21-vjeçarit ditën e sotme për një shifër rekord në Premierligë.

Liverpoolit do t’i kushtojë transferimi i Caicedos plot 110 milionë paundë, sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano.

Klubi nga “Anfield” dorëzoi këtë ofertë të majme mbrëmjen e të enjtes dhe kundërshtari nga Premierliga do ta pranojë së shpejti.

“Liverpooli dorëzoi ofertën e tyre zyrtare për Moises Caicedo sonte dhe Brighton do të pranojë. Oferta e Liverpoolit do ta thyejë rekordin anglez të transfertave – deri në 110 milion paundë tarifë totale” – ka shkruar Romano në rrjetet sociale.

Ekuadoriani Caicedo është pjesë e Brighton nga viti 2021, ndërsa ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2027.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco