PSG mbledh 5 futbollistë dhe u tregon derën, mungon Mbappe

PSG mbledh 5 futbollistë dhe u tregon derën, mungon Mbappe

19:01, 09/08/2023

 

Tani është një luftë e hapur mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappé. Ylli francez është në mënyrë tronditëse jashtë skuadrës pasi lojtari vendosi qe opsionin e tij të rinovimit deri në vitin 2025 te mos e zbatoje dhe refuzoi një ofertë monstruoze nga Arabia Saudite.

Sulmuesi kampion i botës dëshiron të largohet si transferim i lirë në vitin 2024, edhe për shkak se PSG-ja kërkon 250 milionë euro për ta shitur tani, një shifër që askush në Europë nuk mund ta përballojë, as Real Madrid.

Në Paris tani është një luftë e ftohtë me lojtarin. Klubit kampion francez – raporton gazeta britanike The Sun – iu hoq imazhi i Mbappe-së nga Parces de Princes dhe tërhoqi të gjitha fanellat e sulmuesit nga dyqanet fizike, edhe nëse për momentin ato janë ende të pranishme në dyqanin online…

Pak ditë para fillimit të Ligue 1, është koha për zgjedhje të rëndësishme për Paris Saint-Germain. Dita e sotme mediatike, një ditë kushtuar fotografive zyrtare për Ligue de Football Professionnel, dha indikacione domethënëse: mungonin Neymar dhe Marco Verratti, si dhe padyshim Kylian Mbappé.

Një sinjal i qartë, raporton RMC Sport, për gatishmërinë e klubit për të mos i përfshirë këta lojtarë, së bashku me Renato Sanches, Hugo Ekitike dhe Juan Bernat, në projektin teknik të Luis Enrique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco