VIDEO/ Sherr në ‘Trofeun Berluskoni’, Leao përplaset me Galjardinin

VIDEO/ Sherr në ‘Trofeun Berluskoni’, Leao përplaset me Galjardinin

08:51, 09/08/2023

Nuk mungoi nervozizmi dhe përplasjet në duelin miqësor mes Monzës dhe Milanit, të vlefshëm për “Trofeun Berluskoni”. Protagonistë u bënë Rafael Leao dhe ish-mesfushori i Interit, Galjardini, që iu bashkua Monzës, në këtë merkato vere. 

Mesfushori italian bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj futbollistit të Milanit, i cili reagoni menjëherë duke tentuar të përleshet me Galjardinin.

U desh ndërhyrja e futbollistëve të tjerë që situata të qetësohej disi. Një reagim i tepruar nga ana e Leaos, duke pasur parasysh edhe qëllimin e këtij dueli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco