Arsenali ‘hakmerret’ ndaj City-t, 'ruleta' e penalltive i jep trofenë e parë sezonal

Arsenali ‘hakmerret’ ndaj City-t, 'ruleta' e penalltive i jep trofenë e parë sezonal

19:24, 06/08/2023

Arsenal shpallet për të 17-ën herë në histori fitues i Community Shield. Pas goditjes së 11-metërshave, të besuarit e Mikel Artetës u treguan më të saktë, duke mundur kampionët e Europës dhe të Anglisë. Manchester City.

Goli i i 21-vjeçarit Cole Palmer nuk i mjaftoi skuadrës së Guardiolës, për shkak se një realizim i Trossard në limitet e ndeshjes, çoi gjithçka te goditjet e penalltive, aty ku lojtarët e Arsenalin u treguan të gjithë të saktë, ndërsa De Bruyne dhe Rodri gabuan nga pika e bardhë.

Nis kështu një sezon i ri, me një ndeshje spektakolare, që paralajmëron një edicion të magjishëm në ekranin e Supersport/Digitald, që do të vijë me shumë surpriza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco