Uzuni vazhdon me golat edhe në këtë edicion, shënon në miqësoren ndaj klubit të La Liga

Uzuni vazhdon me golat edhe në këtë edicion, shënon në miqësoren ndaj klubit të La Liga

22:32, 02/08/2023

Myrto Uzuni dëshiron të tregojë se sezoni i kaluar me Granadën dhe titulli i golashënuesit më të mirë të La Liga 2, nuk ishte një rastësi dhe se do të vazhdojë të tundë rrjetën edhe në La Liga. Sulmuesi i Kombëtares, e ka treguar që sot në miqësoren ndaj Getafes, një tjetër klubi të elitës së futbollit spanjoll.

Në duelin e sotëm, që u luajt si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri, Uzuni ishte si zakonisht titullar dhe në minutën e 56 të ndeshjes, ia doli që të linte shenjën e tij në këtë ndeshje pas një penalltie.

Ai transformoi saktësisht nga pika e bardhë, duke u konfirmuar një specialist i gjuajtjeve të tilla, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 skuadrës së Granadës e cila më pas fitoi me rezultatin 2-1.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco