Ylber Ramadani kalon te klubi italian, caktohen vizitat mjekësore

Ylber Ramadani kalon te klubi italian, caktohen vizitat mjekësore

22:00, 02/08/2023

Ylber Ramadani do të prezantohet shumë shpejt si futbollisti më i ri i Leçes, duke i dhënë fund të gjitha dilemave për të ardhmen e tij.

Klubi i Serisë A ka gjetur më në fund akordin me Aberdinin skocez, për të siguruar transferimin e futbollistit të Kombëtares shqiptare.

Leçe kishte gjetur akordin prej kohësh me futbollistin, por jo me klubin skocez, i cili kishte refuzuar dy oferta të mëparshme për të, prej 1 dhe 1,3 milionë eurosh.

Sipas “Sky Sport”, akordi është gjetur sot dhe Ramadani është nisur drejt Italisë.

Marrëveshja parashikon pagesën e 1,2 milionë eurove në arkat e  klubit të Aberdin, që ruan edhe të drejtën e 10% të vlerës së kartonit në një shitje të mundshme nga Leçe në të ardhmen.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se vizitat mjekësore të lojtarit janë caktuar për ditën e nesërme dhe më pas pritet të hidhet firma në kontratën e re me klubin italian, duke nisur një etapë të rëndësishme të karrierës në një nga kampionatet më të forta në Europë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco