Lonisa Reka afër medaljes në Kampionatin Botëror U17 të mundjes

Lonisa Reka afër medaljes në Kampionatin Botëror U17 të mundjes

20:57, 02/08/2023

Lonisa Reka po synon medalje në Kampionatin Botëror U17 të mundjes, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Përballja me amerikanen Heather Marie Crull pritet të vendosë se kujt i përket medalja e bronztë.

Në xhiron e parë kosovarja e kishte mposhtur mundësen e Gjermanisë, Eleni Zagliveri.

Pastaj ajo është mposhtur nga Sviatlana Katenka, garuesja nga Rusia që garon si e pavarur.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përshëndetur suksesin e mundëses kosovare. 

"Medalja eventuale në Botëror do të ishte sukses shumë i madh për mundjen kosovare. Lonisa Reka është Shpresë Olimpike 2023. I urojmë fat dhe suksese nesër", ka vlerësuar KOK. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco