Lajmi i fundit

LIVE/ Konventa e PL, Meta: Do t'i japim fund nepotizmit

Selmani: Shpresojmë të jetë dita jonë, tani e njohim më mirë Beshiktashin

Selmani: Shpresojmë të jetë dita jonë, tani e njohim më mirë Beshiktashin

18:47, 02/08/2023

Përkrah trajnerit Orges Shehi, në konferencën për shtyp para sfidës me Beshiktashin ishte portieri Gentian Selmani, i cili theksoi se e pak fat Tirana mund të arrijë objektin.

“Atmosfera është shumë e mirë, e kemi përgatitur si duhet ndeshjen. Jemi të motivuar, sepse është ndeshje europiane përballë një skuadre të fortë si Beshikashi.

Shpresoj që edhe stadiumi të ketë tifozë, që të na mbështesin, ta fitojmë ndeshjen dhe ta arrijmë objektivin. Shpresojmë që të jetë dita jonë nesër dhe të arrijmë të kualifikohemi.”

Përmirësimet nga ndeshja e parë: “Kishte diçka për të bërë më mirë në ndeshjen e parë, i kemi analizuar të tre gola. Tani jemi përgatitur për ndeshjen e radhës, të mos i përsëritim gabimet. Jemi përgatitur për diçka tjetër, sepse tani e njohim kundërshtarin”.

Transferimi te Tirana: “Tirana është ekipi më i madh në Shqipëri, është përvojë e re më për mua. Kam gjetur një ambient shumë të mirë dhe ndihem shumë mirë. Kualifikimi me Dinamon e Batumit dhe ndeshjet me Beshiktashin na shërbejnë shumë për fillimin e kampionatit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco