Giroud: Për kampion në Serie A do të jenë në garë 5-6 skuadra

Giroud: Për kampion në Serie A do të jenë në garë 5-6 skuadra

18:03, 02/08/2023

Futbollisti i Milanit, Olivier Giroud, ka folur për synimet e kuqezinjve në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi francez mendon se Serie A do të jetë mjaft interesante në edicionin 2023-2024, ndërsa mendon se për titull do të luftojnë disa skuadra.

Natyrisht, në mesin e tyre ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Chelseat e përfshiu edhe ekipin kuqezi, i cili e kishte fituar titullin e kampionit vitin e kaluar, ndërsa së fundmi e fitoi atë Napoli.

“Për Scudetto do të jenë kandidate 5-6 skuadra, njësoj si vitin e kaluar dhe sikur para dy vjetësh. Napoli, Inter, Juve, Lazio e Roma. Do të jetë e vështirë, por jemi mjaft të gatshëm dhe të motivuar”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi francez për “Milan TV”.

Ai foli edhe për turneun amerikan dhe për përgatitjet e gjysmëfinalistit të Ligës së Kampionëve atje.

“Ndjenjat janë të mira, por unë isha i lodhur paksa për këto ndeshje. Barcelona vrapoi shumë. Mund të përmirësohemi ende në presing. Jemi duke punuar. Jam i lumtur për djelmoshat e rinj, të cilët janë bërë pjesë e skuadrës. Ata e kanë një mentalitet të mirë, të duhur. Këto ndeshje do t’i shfrytëzojmë për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë më të mirë kur të fillojë sezoni”, përfundoi Giroud.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco