Buffon me fjalë rrëqethëse për ‘lamtumirën’: Mbaron këtu, futbolli më dha dhe i dhashë gjithçka!

Buffon me fjalë rrëqethëse për ‘lamtumirën’: Mbaron këtu, futbolli më dha dhe i dhashë gjithçka!

16:39, 02/08/2023

Gigi Buffon tërhiqet nga futbolli në moshën 45-vjeçare. Njoftimi zyrtar erdhi përmes llogarive të portierit në rrjetet sociale.

“Mbaron këtu. Ti më ke dhënë gjithçka. Unë të dhashë gjithçka. Ne fituam së bashku,” shkruante Buffon në një postim, shoqëruar me një video me të gjitha bëmat në karrierën e tij 28-vjeçare, nga fillimet e tij me Parmën e deri te triumfet me fanellën e Juventusit dhe të kombëtares, që kulmoi me fitoren e Kupës së Botës në vitin 2006.

Portieri përfundoi më herët kontratën me Parmën, e cila do të skadonte në vitin 2024. Buffon pritet të emërohet kreu i delegacionit të kombëtares së drejtuar nga Roberto Mancini.

“Njëzet e tetë vjet karrierë më duken një rezultat i pabesueshëm, pothuajse i paimagjinueshëm, mbi të gjitha për vazhdimësinë e performancës së treguar në pothuajse tri dekada. Ky, për mendimin tim, është aspekti që përcakton më shumë vlerën e një karriere sportive, ky është rasti im”.

Me këto fjalë Gigi Buffon ka komentuar lamtumirën e tij nga futbolli i luajtur në faqen e Parmës.

“Kam vënë kaq shumë pasion, përkushtim, entuziazëm dhe lumturi në futboll, saqë duke parë mbrapa, mund të them se me të vërtetë “fluturuan” 28 vjet.

Mes këtyre dy datave (19 nëntor 1995 dhe 30 maj 2023, debutimi në Serinë A dhe ndeshja e fundit në B) është historia ime e futbollit dhe historia ime sportive. Por edhe historia e atyre që me brohoritje, me lot dhe me dashuri më kanë mbështetur në këto 28 vite”, nënvizoi Buffon.

“Gjithashtu dua të falënderoj Parmën dhe njerëzit e saj, sepse ata me të vërtetë më kanë bërë të ndihem kaq i dashur në këto dy vite: presidenti Kyle Krause, një nga njerëzit më të mirë që kam takuar në botën e futbollit, dhe drejtorët e klubit, që më ofruan menjëherë një rol drejtuesi”, përfundoi Buffon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco