Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Tirana-Besiktas, klubi bardheblu bën njoftimin e rëndësishëm

Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Tirana-Besiktas, klubi bardheblu bën njoftimin e rëndësishëm

15:52, 02/08/2023

Tirana luan ditën e nesërme ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës ndaj Besiktas, aty ku i duhet të bëjë mrekullinë dhe të përmbysë rezultatin 3-1 të takimit të parë. Interesimi në “Air Albania” pritet të jetë i jashtëzakonshëm nga tifozeria vendase.

Për këtë, është vendosur që të hapet edhe kati i dytë i stadiumit “Air Albania”. Në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Batum, tifozeria bardheblu u vendos vetëm në katin e parë dhe nuk ishin shitur të gjitha biletat duke lënë vende të shumta bosh, por duket se këtë herë gjërat janë ndryshe.

Kati i dytë i stadiumit hapet në rastin se janë shitur të gjitha biletat e katit të parë. Kështu, ndaj Besiktas-it pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh. Për kampionatin shqiptar, zakonisht kati i dytë i stadiumit është hapur vetëm kur është luajtur ndeshje derbi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco