Chelsea, gati ta bëjë një ofertë të parezistueshme për Federico Valverden

Chelsea, gati ta bëjë një ofertë të parezistueshme për Federico Valverden

15:05, 02/08/2023

Chelsea ka qenë një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror për transferimin e futbollistëve.

Skuadra londineze ka bërë shumë shitje, por edhe ka blerë futbollistë dhe nuk do të ndalet me kaq.

Objektivi kryesor i londinezëve është transferimi i mesfushorit uruguaian Federico Valverde nga Real Madridi.

Megjithatë londinezët nuk janë dorëzuar asnjëherë për të nënshkruar me uruguaianin dhe janë gati të bëjnë një ofertë të parezistueshme në drejtim të Real Madridit.

Chelsea është gati të dorëzojë një ofertë prej 120 milionë euro te Reali për lojtarin, megjithatë problemi qëndron pikërisht te Valverde.

Përderisa Los Blancos janë të hapur për shitjen e tij, dëshira e lojtarit është të mbetet në Madrid dhe kjo ka shkaktuar probleme.

Tani do t’i mbetet londinezëve që ta bindin lojtarin me një ofertë të mirë financiare për tu transferuar në Stamford Bridges.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco