Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Botërori i femrave/ Mbyllen ndeshjet e grupeve G dhe F, eliminohet Brazili dhe Italia

Botërori i femrave/ Mbyllen ndeshjet e grupeve G dhe F, eliminohet Brazili dhe Italia

14:18, 02/08/2023

 

Kanë përfunduar ndeshjet e grupit G në botërorin e femrave, që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re. Afrika e Jugut merr një fitore historike 3-2 përballë Italisë dhe kualifikohet mes 16 më të mirave të turneut. Përfundon këtu aventura e Italisë në këtë botëror.

Në ndeshjen tjetër të grupit Suedia mund 2-0 Argjentinën dhe merr fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura në grup. Në fazën e 1/8-ve të finales Suedia do të përballet me SHBA-në, ndërsa Afrika e Jugut me Holandën, nën-kampionen e Botës.

Janë mbyllur edhe ndeshjet e grupit F. Eliminohet Brazili, që nuk arrin të marrë më shumë se një barazim pa gola përballë Xhamajkës. Këto të fundit kualifikohen në turin tjetër të turneut. Franca fiton 6-3 përballë Panamasë dhe kualifikohet si e para e grupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco