Ballkani arrin në Belfast për ndeshjen e kthimit ndaj Larnes

Ballkani arrin në Belfast për ndeshjen e kthimit ndaj Larnes

18:02, 01/08/2023

Ballkani ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut për ndeshjen e kthimit ndaj Larnes.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka fituar në ndeshjen e parë të martën e kaluar në Prishtinë me rezultat të thellë 3-0.

Suharekasit tani kanë për synim të mos humbasin dhe të kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar se kanë arritur në Belfast dy ditë para ndeshjes.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja do t’i kryejnë dy stërvitje në tokën irlandeze para përballjes të enjten mbrëma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco