Interi do portierin Sommer, Tuchel e pranon: Nuk e pengojmë dot

Interi do portierin Sommer, Tuchel e pranon: Nuk e pengojmë dot

17:42, 01/08/2023

Pas largimeve të Andre Onana dhe Samir Handanovic, Interi është rikthyer në merkato për të gjetur portierin që do të mbajë peshën e sezonit të ardhshëm.

I preferuari i zikaltërve është Yann Sommer, portieri i Bayern Munchen.

Zvicerani e dëshiron transferimin në Itali duke qenë se në radhët e bavarezëve do të kalojë në rolin e portierit të dytë, sapo Manuel Neuer të rikthehet nga dëmtimi.

Dëshirën e Sommer e pranon edhe trajneri Thomas Tuchel, i cili shprehet se gardiani mendon të largohet, mirëpo nga ana tjetër klubi gjerman duhet të mbrojë interesat e saj.

“E di që ka një dëshirë nga ana e lojtarit për t’u larguar, por në këtë pikë duhet të mbrojmë edhe interesat e klubit. Sommer është një portier i madh dhe është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes falë eksperiencës që ka. Nuk është një moment i lehtë për të, pasi ka një kontratë me Bayernin dhe mund të qëndroj sërish në Munich.

Por, nga ana tjetër nuk mund ta pengojmë portierin edhe të mendojë për të tjera alternativa. Megjithatë, për momentin Sommer është portier i Bayern Munich, ndërsa Neuer po punon për t’u rikthyer sa më shpejt”, u shpreh Tuchel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco