Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Botërorin e Femrave

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Botërorin e Femrave

16:45, 01/08/2023

Botërori i Femrave vazhdon me ndeshjet e fundit të grupeve, ku ditën e sotme u luajtën sfida vendimtare për emrat e mëdhenj.

Në Grupin E, Holanda nuk tregoi mëshira ndaj Vietnamit, duke e mundur me rezultatin e thellë 0-7 dhe duke marrë vendin e parë.

Nga ana tjetër, kampionet e Botës në fuqi, SHBA-ja kaloi mes vuajtjesh ndaj Portugalisë duke barazuar 0-0.

Në Grupin D, Anglia fitoi me rezultatin tenistik 1-6 përballë Kinës, ku shkëlqeu Loren me dy gola dhe tre asiste.

Kështu, Anglia e mbylli në vendin e parë me pikë të plota grupin, ndërsa vendi i dytë u mor nga Danimarka që fitoi 0-2 kundër Haitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco