Barça e preferon Bernardo Silvën, por Manchester City kërkon shumë para

Barça e preferon Bernardo Silvën, por Manchester City kërkon shumë para

16:13, 01/08/2023

Me Ousmane Dembelén me synim Parisin për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, Barcelona është vënë menjëherë në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Emri i parë që është përmendur ishte Joao Felix, por që menjëherë erdhi përgënjeshtrimi.

Media spanjolle “Sport” shkruan se objektivi kryesor i gjigantit katalanas në fakt është Bernardo Silva.

Kampioni spanjoll e kërkonte futbollistin portugez edhe vitin e kaluar, por një transferim i tillë ishte e pamundur të ndodhte.

Edhe tashmë, problem kryesor po del të jetë kërkesa e “fryrë” e Manchester Cityt.

Lojtari ofensiv është i gatshëm të transferohet në “Camp Nou”, por kampioni anglez dhe evropian po i kërkon 80 milionë euro për kartonin e futbollistit kreativ.

Mbetet të shihet se sa do të jetë oferta e “Blaugrana” për futbollistin e krahut të djathtë, i cili mund të luajë edhe më thellë në mesfushë.

Pasi mbeti pa Ilkay Gundoganin, që përfundoi po ashtu tek kampioni spanjoll, dhe pa Riyad Mahrez, i cili shkoi në Arabinë Saudite, trajneri Pep Guardiola duhet të jetë i vëmendshëm pasi po i largohen yjet dhe lojtarët kryesorë me të cilët e fitoi “tripletën” në edicionin që shkoi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco