PSG gjen zëvendësuesin e Mbappe, klubi francez firmos me sulmuesin e Barcelonës

PSG gjen zëvendësuesin e Mbappe, klubi francez firmos me sulmuesin e Barcelonës

14:58, 01/08/2023

 

Ousmane Dembele mund të konsiderohet futbollisti më i ri i Paris Saint Germain. Klubi francez arriti marrëveshjen me Barcelonën për të paguar 50 milionë eurot e parashikuara në klauzolë dhe për të transferuar në kryeqytet sulmuesin.

Klauzola skadonte mbrëmjen e 31 korrikut, megjithatë klubet nënshkruan një parakontratë, për ta shtyrë vlefshmërinë e saj edhe për javën e parë të gushtit, kur pritet të kompletohen edhe detajet e transferimit.

Ndërkohë edhe Dembele ka nënshkruar një para-kontratë me parizienët, e vlefshme për 5 sezone dhe me një pagë të majme, që tejkalon shifrën e 15 milionë eurove në sezon.

Sulmuesi 26-vjeçar është prej 6 sezonesh pjesë e Barcelonës dhe këtë vit do të nisë një aventurë të re, këtë herë në atdheun e tij, aty ku spikati me Rennes në sezonin 2015-2016.

Dembele pritet të marrë vendin e Kylian Mbappe, që është lënë jashtë skuadrës nga PSG dhe është në pritje për t’u larguar, me gjasë drejt Realit të Madridit, nëse Los Blancos do të plotësojnë pretendimet e francezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco