Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mançester Junajtid harron të fitojë, ‘Djajtë’ munden në miqësoren e tretë radhazi nga Dortmundi

Mançester Junajtid harron të fitojë, ‘Djajtë’ munden në miqësoren e tretë radhazi nga Dortmundi

09:33, 31/07/2023

Mançester Junajtid ka marrë një tjetër humbje në turneun miqësor që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara, kësaj radhe kundër Borusias së Dortmundit me rezultatin 3-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Djajtë e Kuq” me anë të Diogo Dalot në minutën e 24-t.

Më pas ishte Malen, i cili në dy minuta shënoi dy herë për të përmbysur rezultatin që në pjesën e parë.

Ishte Antoni ai që rivendosi sërish baraspeshën në minutën e 52-të, por në minutën e 71-të Mukoko shënoi sërish për Dortmundin duke vulosur dhe fitoren.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Junajtid, teksa sfida e radhës do të jetë përballë Lens më 5 gusht, ndërsa Dortmund do të luajë më datë 3 gusht kundër Çelsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco