Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Anceloti nuk mërzitet për humbjen 3-0 ndaj Barcelonës: Mbaj mend gjërat e mira të lojës

Anceloti nuk mërzitet për humbjen 3-0 ndaj Barcelonës: Mbaj mend gjërat e mira të lojës

16:12, 30/07/2023

Barcelona ka shënuar fitore bindëse në miqësore ndaj Real Madridit duke e mposhtur me rezultatin 3-0.

Të drejtuarit e Xavi Hernandez zhvilluan një ndeshje fantastike.

Por, për këtë humbje nuk merakoset trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

“Ka pasur shumë gjëra të mira. Loja ka qenë e mirë, ne kemi bërë presion të mirë, kemi pasur mundësi, lëvizshmëri… e keqja është se nuk kemi qenë të mirë në grupe në pjesën e parë dhe në fund.

E keqja është se në pjesën e parë nuk ishim të mirë në goditjet e vendosura dhe në fund ishim shumë sulmues dhe na kushtoi me dy gola. Na dhemb të humbasim, por unë mbaj gjërat e mira që kemi bërë. Për një orë skuadra ka luajtur shumë mirë. Pesë shtylla në një lojë janë mjaft të rralla… Mendoj se nuk më ka ndodhur kurrë. Më dukej sikur kishte një mur në portën e Barçës”, u shpreh tekniku italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco