Romelu Lukaku u përgjigjet tifozëve në Belgjikë: Juventus? Nuk besoj se...

Romelu Lukaku u përgjigjet tifozëve në Belgjikë: Juventus? Nuk besoj se...

15:06, 30/07/2023

Në ditët kur e ardhmja e Romelu Lukakut është një temë gjithnjë e më e nxehtë, qendërsulmuesi belg u prit në Belgjikë nga disa tifozë të cilët bënë shaka me të dhe thumbuan Juventusin: 

Sulmuesi belg dukej sikur do të rikthehej te Interi, klub të cilin e cilësonte si dashurinë e tij të madhe. Por, një ndërhyrje e Juventusit bëri që Lukaku të refuzonte zikaltërit dhe të priste bardhezinjtë që nga ana tjetër duhet të lirohen nga Dusan Vlahovic para se të lëvizin konkretisht për belgun.

 

“Nëse firmos me Juventus, mos thuaj kurrë forca Juve”, ishin fjalët e një grupi tifozësh drejtuar Lukakut. “Jo jo, kurrë. Nuk besoj se ajo marrëveshje do të kompletohet”, ishte përgjigja e Lukakut që mund të ketë ndryshuar sërish “kurs”. Kujtojmë se për Lukakun ka oferta edhe nga Arabia Saudite, klube të cilat i ofrojnë shumë më tepër nga ajo që mund të përfitoj në Europë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco