Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Pirlo hedh 'grepat për një sulmues, në listë edhe lojtari i kombëtares shqiptare

Pirlo hedh 'grepat për një sulmues, në listë edhe lojtari i kombëtares shqiptare

13:42, 30/07/2023

Sezonin e fundit, Sampdoria nuk mundi të mbijetonte në elitën italiane duke u rikthyer në Serie B. Megjithatë, në klubin dorian kërkojnë të mos humbasin kohë pasi objektivi është të rikthehen sa më shpejt në Serie A për të garuar mes më të mirëve.

Drejtuesit e klubit kanë nisur nga merkato, të shtyrë edhe nga trajneri Andrea Pirlo i cili kërkon një organikë të kompletuar dhe shumë konkurruese. Për momentin te Sampdoria janë vënë në kërkim të një numri nëntë dhe në listën e dorianëve është edhe Rey Manaj.

Image

Sulmuesi i kombëtares mbylli para kohe kontratën në Angli me Ëatford, klub në të cilin u aktivizua në vetëm gjashtë ndeshje duke shënuar një gol dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Kjo është një arsye më shumë për Sampdorian duke qenë se nuk do të shpenzonin asnjë “kacidhe” për transferimin e 26-vjeçarit, ndërsa nga ana tjetër trajneri Pirlo do të përfitonte një sulmues me shumë eksperiencë sa i takon kampionatit italian pasi më parë Manaj është aktivizuar me Cremonesen, Pescarën dhe Pisan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco