E aktivizoi nga minuta e parë, trajneri i Legias thur elozhe për Jurgen Çelhakën

E aktivizoi nga minuta e parë, trajneri i Legias thur elozhe për Jurgen Çelhakën

12:08, 30/07/2023

Legia e Varshavës luajti ndeshjen e parë të fazës ssë dytë të Conference League. Ekipi ku luajnë dy shqiptarët, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka u ndeshën kundër Ordabasy.

Në barazimin 2-2 që Legia mori, ra në sy aktivizimi i mesfushorit Çelhaka, gjë që mori dhe vëmendjen e mediave pas ndeshjes.

Trajneri i Legias së Varshavës, Runjaic zgjodhi të thurte elozhe për mesfushorin shqiptar kur u pyet se pse Çelhaka ishte nga minuta e parë.

“Pse Çelhaka? Tashmë e kam theksuar gjatë përgatitjes se duhet të bëjmë shumë ndryshme. Detyra jonë është të kalojmë në fazën e grupeve, të fitojmë kampionatin dhe të fitojmë kupën. Duhet të kemi shumë lojtarë që nga fillimi i sezonit që janë në ritëm. Jurgen Çelhaka luajti një ndeshje shumë solide”, u shpreh tekniku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco