Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Trajneri i Frosinones vlerëson talentin shqiptar: Lojtari që na duhej, do ta shihni se çfarë mund të bëjë

Trajneri i Frosinones vlerëson talentin shqiptar: Lojtari që na duhej, do ta shihni se çfarë mund të bëjë

10:20, 30/07/2023

Sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni, u transferua në këtë merkato vere te skuadra e Frosinones në Serinë A, teksa është duke fituar besimin e trajnerit italian Di Francesco, që nuk i ka kursyer elozhet për futbollistin 22-vjeçar.

Në një prononcim të dhënë pas ndeshjes miqësore të ditës së shtunë ndaj Salernitanët, që përfundoi në barazim 1-1, tekniku i skuadrës së Frozinones vlerësoi maksimalisht sulmuesi shqiptar, i cili numëron 6 ndeshje me Kombëtaren U19 dhe 2 gola të shënuar. Në duelin ndaj Salernitanës, Çuni u aktivizua titullar, teksa mbante veshur fanellën me numrin 9. 

“Po e filloj me Marvin Çunin. Duhet të jetë më i vendosur para porte, por është lojtar që shtyn lart dhe është pikërisht lojtari që na duhej. 

Jam shumë i kënaqur me ndikimin që ka pasur. Mos harroni se nga ka ardhur. Ka shumë potencial dhe do ta shihni”, tha Di Francesco ndër të tjera. 

ImageImageT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco