Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Barcelona shkatërron Realin në miqësoren e 'luksit' në Dallas

Barcelona shkatërron Realin në miqësoren e 'luksit' në Dallas

09:40, 30/07/2023

Lojtarët e Barcelonës mposhtën bindshëm Real Madridin me rezultat 3-0 në një ndeshje miqësore të luajtur natën e së shtunës në të dielë në Dallas.

Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 15-të pas një veprimi të shkëlqyer të kurorëzuar nga Dembele dhe vetëm pesë minuta më vonë Reali kishte mundësinë të barazonte, por Vinicius humbi penalltinë dhe goditi traversën.

Në pjesën e dytë pati ndryshime të shumta nga të dyja palët dhe Barcelona e konfirmoi triumfin e dukshëm me golat në fund të ndeshjes të Fermin Lopez në minutën e 84-të dhe Ferran Torres në minutën e 90-të për 3-0 finale.

Interesant është fakti se Reali në këtë ndeshje goditi traversën pesë herë, por nuk arriti të shënonte.

Barcelona do të luajë kundër Milanit në Las Vegas të martën, dhe Real Madrid dhe Juventus në Florida të mërkurën, duke i dhënë kështu fund turneut amerikan të të dy klubeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco