Rivali në Europë 'kopjon' Partizanin, mbërrin në Tiranë dy ditë para ndeshjes

Rivali në Europë 'kopjon' Partizanin, mbërrin në Tiranë dy ditë para ndeshjes

09:24, 30/07/2023

Atletik Eskaldes ka nisur përgatitjet për sfidën e kthimit me Partizanin, ku do të luajë shanset e veta për kualifikim, megjithëse janë mjaft të pakta. Gjatë këtyre ditëve, ekipi është përgatitur në atdhe, teksa mësohet se ditën e nesërme kampionët e Andorrës do të mbërrijnë në vendin tonë.

Ashtu si Partizani, edhe ata kanë vendosur të zbarojnë dy ditë para ndeshjes, për t’u ambientuar me klimën, por më së shumti për t’u çlodhur, pas një udhëtimi mjaft të gjatë, prej rreth 13 orësh. Mbetet për t’u mësuar vendi ku do të zhvillojnë stërvitjen e nesërme, teksa në atë të fundit do të testojnë terrenin e “Air Albania”-s. Duhet thënë se trajneri Dani Luke ka në dispozicion vetëm 18 lojtarë, pjesa më e madhe të bashkuar së fundmi me ekipin.

Ndeshja mes Partizanit dhe Atletik Eskaldes do të luhet ditën e martë, në datën 1 gusht në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45. Ndeshjen e parë në Andorra, të kuqtë e fituan me rezultatin e ngushtë 0-1, aty ku vendosi goli i Mba, duke e bërë gjithçka më të lehtë për ndeshjen e kthimit në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco