Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Shqipëria mes 60 ekipeve të botës në Amsterdam, Mevlani: Historike pjesëmarrja në kampionat

21:40, 29/07/2023

Shqipëria do të përfaqësohet denjësisht në ‘Kampionatit Botëror të Gjimnastradës’ në Amsterdam me ekipin ‘Xheni Gjimnastikë’.

Themeluesja e “Gjimnastradës shqiptare” Mimoza Mevlani, në një intervistë për "Syri TV", me gazetaren, Egla Xhemali, e ka quajtur historike pjesëmarrjen, ndërsa pritshmëritë janë për të arritur një arritur një sukses të rëndësishëm.

“Gjimnastrada", festivali traditë me grupe valltarësh, balerinësh, këngëtarësh, talenteve në sport me pjesëmarrës nga të gjitha trojet e Shqipërisë do të jetë pjesë e “Kampionatit Botëror të Gjimnastradës”, që zhvillohet nga data 30 Korrik deri më 5 Gusht në Amsterdam.

Ekipi “Xheni Gjimnastikë” me 8 gjimanste dhe trainere Xheni Kozin do të jenë në garë me 60 shtete nga e gjithë bota. Themeluesja e “Gjimnastradës” në Shqipëri, Mimoza Mevlani mes emocionesh e quan historike pjesëmarrjen në kopeticionin botëror, ndërsa pret që të arrijnë një rezultat të kënaqshëm.

Unë jam shumë e emocionuar dhe kjo adrenalinë është fantastike, sepse kjo na asgjëson këtë emocion kaq të madh. Ne do të shkojmë në vendin ku do të zhvillohet një super aktivitet gjigand dhe ne jemi pjese e tyre.

Në gjithë atë pjesëmarrje do ngrihet flamuri shqiptar, shpresoj të kthehemi me trofe dhe të kemi shqiptarë që do ma mbështetin.

Përgjatë kësaj kohe vajzat kanë punuar intensivisht, për një performancë të kuruar deri në detajet më të vogla. “Dream come true” do të jetë kryefjala e lëvizjeve të tyre, ndërsa trainerja thotë se nuk do të mungojnë as elementë të traditës.

 Është hera e disatë që “Gjimnastrada” përfaqëson denjësisht Shqipërinë në kompeticione botërore. Urojmë që këtë herë të realizohet ëndrra e pjesëmarrësve për fitore!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco