Juventus, përjashtimi nga Europa kushton 80 milionë euro

Juventus, përjashtimi nga Europa kushton 80 milionë euro

21:01, 29/07/2023

 

Vendimi i UEFA-s për të përjashtuar Juventusin nga Kupat e Europës për një sezon dhe zgjedhja e bardhezinjve për të mos apeluar i dha fund përfundimisht procesit të drejtësisë sportive. Tani në shtëpinë bardhezi, megjithatë, është koha për të bërë llogaritë, pa Evropën llogaritë nuk bëhen si më parë. Jo dhe aq për mospjesëmarrjen në Ligën e Konferencave, e cila kapte rreth dhjetra milionë, por rëndon si gurë mungesa e kualifikimit në Champions League.

Siç raportohet nga 'La Gazzetta dello Sport', vitin e kaluar bardhezinjtë sollën në shtëpi rreth 55 milionë, të cilat u rritën në 65 me kalimin e tyre të mëvonshëm në Europa League.

Mungesa që vjen nga pjesëmarrja e dështuar në kupa është rreth 80 milionë krahasuar me 2022-23. Në këtë pikë, drejtuesit do të duhet të ulin koston e ekipit nga njëra anë dhe të mbledhin të ardhura nga transfertat nga ana tjetër. Përndryshe një rritje e re kapitali do të jetë e pashmangshme.

Për momentin, të ardhurat nga shitja e lojtarëve është ndalur në thelb në zero, kundrejt të paktën 60 milionëve të regjistruara në 2022-2023. Kjo do të thotë që, deri më sot, pasqyra e të ardhurave të Juventusit 2023-24 fillon me -200 milionë. Spektri i rritjes së kapitalit rri pezull mbi bardhezinjtë. 'La Gazzetta dello Sport' shpjegon pse: deri më 30 qershor 2022, vlera neto e FC Juventus ishte 166 milionë.

Duke marrë parasysh humbjen e vitit të kaluar, që nga 30 qershori 2023 duhet të kishte rënë në rreth 50-60. Pa masa korrigjuese, deficiti për sezonin e ri do të çonte kapitalin e aksionerëve në një territor negativ, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre për atë që do të ishte rikapitalizimi i tretë i Juventusit pas dyfishit prej 700 milionësh midis 2019 dhe 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco