'Urojmë një nga të pavdekshmit', përshëndetje speciale e Lazios për ditëlindjen e Lorik Canës

'Urojmë një nga të pavdekshmit', përshëndetje speciale e Lazios për ditëlindjen e Lorik Canës

21:02, 28/07/2023

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka festuar këtë të enjte ditëlindjen e tij dhe ka qenë një datë jubilare, pasi lideri për shumë vite i kuqezinjve, ka festuar 40-vjetorinn e tij.

Një 40-vjetor për të cilin nuk kanë munguar edhe urimet në rrjet, jo vetëm nga persona të afërt të tij, por edhe nga ish-klubi ku ka kalura nëj pejsë të mrië të karrierës, Lazio. Për klubin italian, Cana mbetet një emër historik, pasi ka qenë e pjesë e skuadrës e cila në 26 majin e vitit 2013, mundi në finalen e Kupës së Italisë rivalët e Romës.

Kështu, edhe urimi është bërë pikërisht duke kujtuar atë pjesëmarrje të Canës në suksesin 1-0 ndaj verdhekuqve. “Shumë urime Lorik Canës! Një prej të pavdekshmëve të 26 majit mbush sot 40 vite”, shkruhej në postimin në rrjetet sociale të klubit italian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco