Icardi largohet përfundimisht nga PSG dhe zgjedh të vazhdojë karrierën në Turqi

Icardi largohet përfundimisht nga PSG dhe zgjedh të vazhdojë karrierën në Turqi

20:36, 28/07/2023

 

Mauro Icardi largohet përfundimisht nga PSG dhe është gati të transferohet në Stamboll për të mbrojtur sërish ngjyrat e Galatasaray.

Sulmuesi argjentinas do të zbarkojë sot në mbrëmje në Turqi, por tashmë e ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin turk.

Ish-kapiteni i Interit do të përfitojë 11 milionë euro neto në sezon, ndërsa PSG do të përfitojë 10 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Sot në mbrëmje pritet që të bëhet edhe zyrtarimi i kësaj marrëveshjeje nga klubi turk. Icardi largohet përfundimisht nga PSG pas 92 ndeshjeve të luajtura dhe 38 golave të shënuar. Sezonin e kaluar (ishte në huazim) argjentinasi shënoi 23 gola në 26 ndeshje të luajtura me Galatasaray. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco