ZYRTARE/ Juventus përjashtohet nga Europa, UEFA i gjobit edhe me 20 mln euro

ZYRTARE/ Juventus përjashtohet nga Europa, UEFA i gjobit edhe me 20 mln euro

19:42, 28/07/2023

UEFA ka gjobitur rëndë Juventusin për shkeljen e “fair-play”-it financiar dhe ka konfirmuar se bardhezinjtë janë përjashtuar nga garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Vendimi zyrtar është shpallur mbrëmjen e sotme dhe përfshin një gjobë, por mbi të gjitha mbyll një kapitull të gjatë të një procesi që zgjat prej muajsh.

Kështu, Juventusi mbeti pa një vend në Conference League dhe në vend të tij do të luajë Fiorentina, e cila ishte e teta në tabelën e Serisë A.

Përveç kësaj, Juventusi do të duhet të paguajë një gjobë financiare prej 20 milionë eurosh, nga të cilat 10 milionë janë dënim me kusht, në varësi të rezultateve të raporteve financiare.

Kështu Juventusi u ndëshkua sërish në mënyrë drastike pasi iu hoqën pikë sezonin e kaluar (10 pikë) në rastin e “fitimit kapital”, prandaj mbetën pa vend në Champions League.

Lajmi i mirë për Juventusin është se dënimi është vetëm për një vit, kështu që ata do të mund të rikthehen në garat evropiane sezonin e ardhshëm nëse renditen mirë në kampionat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco