FOTO/ U largua nga Partizani, Telushi pjesë e ekipit në Kategorinë e Parë nga sezoni i ardhshëm

FOTO/ U largua nga Partizani, Telushi pjesë e ekipit në Kategorinë e Parë nga sezoni i ardhshëm

18:49, 28/07/2023

Bruno Telushi do të jetë pjesë e Elbasanit në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Vlonjati u largua nga Partizani pas ndeshjes së raundit të parë kualifikues në Champions League ndaj Bate Borisov, teksa i bashkohet skuadrës së drejtuar nga trajneri Nevil Dede.

Mesfushori është në pjesë e pankinës së verdhebluve në ndeshjen miqësore që Elbasani po luan ndaj Dinamos. Elbasani kërkon me çdo kusht që të rikthehet në Superiore dhe është shfaqur mjaft aktive këtë merkato teksa një tjetër afrim është edhe ai i Ardit Hoxhajt që sezonin e fundit ishte pjesë e Vllaznisë.

 

Disa prej emrave të tjerë që janë afruar te Elbasani në këtë merkato janë Bedri Greca, Edon Hasani, Karakaçi, Rami apo edhe Idrizaj. (Super Sport)

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco