Miqësorja në Japoni, nuk ka fitues në Inter-Al Nassr

Miqësorja në Japoni, nuk ka fitues në Inter-Al Nassr

15:15, 27/07/2023

Përfundon në barazim 1-1 miqësorja Al Nassr-Inter. Të dy golat e ndeshjes që u luajt në Japoni, u shënuan në pjesën e parë.

Abdulrahman Ghareeb kaloi në avantazh skuadrën nga Arabia Saudite, teksa Davide Frattesi realizoi golin e barazimit në fundin e fraksionit të parë.

Simone Inzaghi aktivizoi edhe Kristjan Asllanin në pjesën e dytë.

Mesfushori 21-vjeçar i kombëtares shqiptare, zhvilloi një performancë pozitive.

Asllani rrezikoi në tri raste portën kundërshtare me goditjet e tij. Teksa nuk munguan pasimet e bukura dhe të sakta drejt shokëve të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco