Zyrtare: Jordan Henderson prezantohet te skuadra arabe

Zyrtare: Jordan Henderson prezantohet te skuadra arabe

14:04, 27/07/2023

Më në fund është zyrtare, Jordan Henderson karrierën do ta vazhdoj në Arabinë Saudite.

Kapiteni i deritanishëm i Liverpoolit është prezantuar te skuadra arabe Al-Ettifaq.

Henderson është prezantuar te skuadra arabe e cila ka paguar 12 milionë euro për transferimin e tij nga Liverpooli.

33-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën arabe dhe është prezantuar nga trajneri Steven Gerrard.

Te skuadra arabe Henderson do të ketë një pagë vjetore prej rreth 30 milionë eurove në sezon, që është katër fish më shumë se sa fitonte te Liverpooli.

Largimi i Henderson nga Liverpooli erdhi shkaku që The Reds u përforcuan në mesfushë dhe nuk pritej që ai të kishte rol të rëndësishëm në skuadrën e Jurgen Klopp. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco