Sot në mbrëmje Tirana përballë gjigantëve të Beshiktashit

Sot në mbrëmje Tirana përballë gjigantëve të Beshiktashit

10:51, 27/07/2023

 

Sot në mbrëmje, Tirana sfidon Beshiktashin, në ndeshjen e parë të turit të dytë në Conference League. Bardheblutë mbyllën përgatitjet, pasditen e së mërkurës, ku trajneri Orges Shehi kishte të grupin në dispozicion. Sipas trajnerit të kryeqytetasve, Tirana do të bëjë gjithçka për një rezultat pozitiv. Djemtë kanë besim dhe në ndeshje të tilla, motivimi është maksimal.

Ne këtu vijmë për të luajtur futboll në raundin e dytë, që çdo skuadër kërkon ta kalojë. Asnjë skuadër, trajner apo lojtar nuk hyn në betejë i dorëzuar. Hyn në betejë gjithmonë për të kërkuar maksimumin e të dalësh nga ndeshja me idenë që dha maksimumin. Pastaj çfarë prodhon fusha e lojës, ajo është tjetër gjë”.

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe Kristal Abaj, i cili ndonëse vlerësoi maskimalisht kundërshtarin , tregoi se lojtarët do të japin maksimumin.

‘’Të jem i sinqertë, ndeshja nuk është se i ngjason ndeshjes. Nuk është se kemi një strategji të veçantë ndaj Beshiktashit, jemi përgatitur mirë. E dimë çfarë cilësish ka, por kjo nuk është se nuk do të na ndalojë të tregojmë e të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë”.

Bashiktash-Tirana do të luhet sot në orën 20:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco