Kylian Mbappe refuzon ofertën 700 milionëshe të Al Hilal-it

Kylian Mbappe refuzon ofertën 700 milionëshe të Al Hilal-it

10:29, 27/07/2023

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka refuzuar edhe të hyjë në negociata me përfaqësuesit e klubit nga Arabia Saudite, Al Hilal, të cilët morën leje nga gjiganti francez.

Al Hilal këtë javë ofroi 300 milionë euro për francezin, me PSG-në që ishte e gatshme ta pranonte ofertën dhe i dha leje për të nisur negociatat me yllin francez.

Sidoqoftë, siç raporton “L’Equipe”, Mbappe nuk ka pranuar as të diskutojë me Al Hilal sepse nuk e sheh të ardhmen e tij në Arabinë Saudite.

“The Times” raporton se Mbappe ende i qëndron pas planit për të vazhduar edhe një vit me PSG-në, pastaj të largohet si agjent i lirë pasi thuhet se ka një marrëveshje verbale me Real Madridin.

Francezi nuk e ka konsideruar Arabinë Saudite për asnjë moment si opsion të mundshëm, duke e lënë të hapur opsion e largimit vetëm për “Los Blancos”.

Ky vendim padyshim do t’i shkaktojë ‘kokëdhimbje’ PSG-së të cilët nuk e ftuan fare për fazën parapërgatitore në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Sidoqoftë, PSG mbetet i qëndrimit të njëjtë: Pra ta shesin sa më parë Kylian Mbappen që të mos e humbasin si agjent të lirë vitin tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco