Dështon eksperimenti i Ten Hag, Mançester Junajtid mundet nga yjet e Hollivudit

Dështon eksperimenti i Ten Hag, Mançester Junajtid mundet nga yjet e Hollivudit

10:06, 26/07/2023

Mançester Junajtid është mundur me rezultatin 1-3 në miqësoren ndaj Reksham.

Skuadra që ka si pronarë dy yjet e Hollivudit Rajan Rejnolds dhe Rob MekElheni ka arritur të tregojë një formë mjaft të mirë përballë një Mançesteri eksperiemntal.

Trajneri Ten Hag i ka besuar totalisht skuadrës së dytë, madje edhe në stolin e rezervave ishin kryesisht lojtarë të rinj në moshë dhe asnjë nga titullarët e sezonit të shkuar dhe të ndeshjes ndaj Arsenalit.

Në pjesën e parë kanë shënuar Li dhe Hajden për Reksham, teksa Jurado nga ngushtuar rezultatin në 1-2. Në të dytën, për “djajtë e kuq” u vështirësua gjithçka pasi Gore u largua me të kuq ndërsa në minutën e 69 ishte Dalbi ai që shënoi dhe golin e tretë duke vulosur takimin. Ditën e nesërme, Junajtid ka testin e vërtetë miqësor kundër Real Madridit, takim ky i planifikuar të luhet në orën 02:30 pas mesnatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco