VIDEO/ Shfaqje e re me fanellën e Inter Miami, Leo Messi shënoi dy gola në 13 minuta

VIDEO/ Shfaqje e re me fanellën e Inter Miami, Leo Messi shënoi dy gola në 13 minuta

08:07, 26/07/2023

Lionel Messi dha një shfaqje në paraqitjen e tij të parë si titullar me Inter Miami ku shënoi dy gola në 13 minuta në finalen me Atlanta United, ndeshje e cila përfundoi 4-0 për skuadrën e "Pleshtit.'

Messi shënoi golin e parë në minutën e 9-të të ndeshjes pas një bashkëpunimi a la Barcelona me Busquets .

Mesfushori spanjoll ia dha topin Messin në një super aksion dhe superylli argjentinas – me tentativën e dytë – dërgoi topin në rrjetë.

 

 

'Goditja' e dytë e Messit erdhi në minutën e 22-të kur Taylor u kthye nga e majta me superyllin e Inter Miami nga lartësia e zonës së vogël me një vendosje të shkëlqyer për ta dërguar topin në rrjetë për të bërë rezultatin 2-0 për skuadrën e David Beckham. 

 

 

Messi krijoi një tjetër moment magjie në minutën e 53-të kur asistoi me Taylor për finalen 4-0 të Inter Miami.

 

 

Pas fitores 4-0 të Inter Miamit , skuadra e Messit siguroi kualifikimin në fazën e 32-të të Kupës së Ligës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco